Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Vendimi është marrë pas konstatimit të parregullsive në deklarimet e pasurive por edhe të integritetit.
Në seancën e parë, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vendosi masën e largimit nga detyra për Tom Ndrecën.
Më parë në shqyrtimin e dosjes së tij, ishin konstatuar parregullsi me një diferencë të pambuluar në vlerën e 1 milion e 300 mijë lekëve.
Gjithashtu sipas KPK-së, Ndreca nuk ka deklaruar një procedim për kunatin e tij për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Në një mbledhje të dytë, KPK deklaroi edhe shkarkimin e Admir Thanzës. Në seancën e shqyrtimit të dosjes së tij u konstatua mosdeklarimi i një dënimi të marrë në vitin 1999, kur Thanza madje ishte dhe gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës,
Për KPK, gjyqtari u shpreh se në atë kohë kishte marrë përsipër dënimin e dhënë për kunatën e tij, e cila kishte kryer një vjedhje vetëm që nipi i tij 9 vjeçar të kurohej në Itali, ndërsa ka shpërthyer në lot para trupës gjykuese.
Të enjten në KPK do të shqyrtohet dosja e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Deri tani nga kjo gjykatë ka marrë vendimin e qëndrimit në detyrë, Edmond Islamaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjykates-se-larte-i-ikin-dy-gjyqtare-thanza-dhe-ndreca-ngecin-ne-rrjeten-e-vettingut