Debate te 'Media', Vokshi: Dëftesat s’janë shpërndarë! Nikolla: Ua kemi dhënë atyre që ikin jashtë

2018-07-17 0

Komisioni i Medias dhe Edukimit është përfshirë në debate mes ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe kryetares së Komisionit të Medias, demokrates Albana Vokshi.

Tema e diskutimit në mbledhjen e sotme ishte shpërndarja e dëftesave në sistemin parauniversitar. Vokshi i tha Nikollës se dëftesat nuk janë shpërndarë, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj se ministria e Arsimit ka pajisur me diploma të gjithë maturantët që kanë patur kërkesë për të vazhduar studimet jashtë vendit.

Debati:

Vokshi: Gënjyet për shpërndarjen e dëftesave

Nikolla: Po gënjeni , çështjen do ta apeloj në prokurori.Shpif, shpif se diçka mbetet, s?mund të vazhdojë kështu. Ne punojmë me mish e me shpirt, kërkohet një sjellje tjetër. Iu jam përgjigjur në kohë të gjithë maturantëve që iu duhej diploma për të ikur jashtë shtetit. Komunikoj falë zotit me prindërit. Ju sapo gënjyet. Të lutem zonjë, kërkove përgjigjen time, do më lesh të përgjigjem,

Vokshi: Ja ku janë sms që iu janë dërguar prindërve. Ja ku thuhet që dëftesat do ndahen në shtator se nuk kanë ardhur. Ne jemi këtu, për të sjellë zërin e 420 mijë fëmijëve. S?po flasim vetëm për maturantët. Kam pyetur një mikeshën time, ja ku thuhet se s?ka dëftesa. S?vini dot këtu e të kërcënoni opozitën pasi bëni pazaret tuaja. Përgjegjësia për tenderin bie mbi ju. Se mbuloni dot zullumin tim.

Nikolla: Mundem të flas?

Vokshi: Kush mban përgjegjësi që fëmijët në klasë të 6 e 7 s?kanë dëftesa. Marr vesh aq sa i duhet një prindi

Nikolla: Vijojmë me rendin e ditës

Vokshi: Duhet të ndiheshit e turpëruar, ja ku e keni vendin sot. Jam këtu për të përcjellë shqetësimin e fëmijëve.

Nikolla: Ju lutem, kjo është përgjigje shteruese. Përgjegjësinë time e jap në gjykatë. Model i shëmtuar që shohin fëmijët

Vokshi:Tek ju shohin modelin e vjedhjes.

Nikolla: Kur të më thërrasi gjykata i përgjigjem

Vokshi: E dini rolin e deputetëve?