Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Medias e nisi mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të ikonës së humorit shqiptar, Fadil Hasa, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 78-vjeçare.
Artisti i Merituar durrsak, humbi betejën me një sëmundje të rëndë në mushkëri, duke lënë pas hidhërim mes familjarëve, miqve dhe qytetarëvë që bëri të qeshnin me batutat e tij në skenë e televizion.
Ndërkohë në Durrës prej orës 10 kanë nisur homazhet në nder të tij në hollin e Teatrit të qytetit. Homazhet do të përmbyllen në orën 11, ku më pas artisti do të përcillet për në banesën e fundit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/komisioni-i-medias-nderon-ikonen-e-humorit-fadil-hasa-me-1-minute-heshtje