Ora News - Klima e biznesit në Shqipëri, Malaj: Të mos ndryshohet shpesh kuadri ligjor

2018-07-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të pasur një klimë të mirë biznesi në Shqipëri duhet që rregullat të njihen përpara fillimit të lojës. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se nuk duhet të ndryshohet shpesh kuadri ligjor dhe paketa fiskalë të diskutohet gjerësisht

Malaj: Nëse do flasim me biznesin e vendit tonë qoftë ai që është vendas dhe i huaj, sepse ata mësohen me ambientin dhe janë më të gatshëm për të marrë risk, do të ishte mirë që kuadri ligjor mos ndryshojë shpesh. Është shumë mirë që paketa fiskalë të diskutohet sa më gjërësisht, pra të njifen rregullat përpara se të fillojë loja. Të ketë sa më pak ndryshime në ligje dhe të ketë sa më pak vonesa në njohjen dhe pagimin e detyrimeve që shteti i ka biznesit.

Malaj tha tre mujori i vitit 2018 ka pësuar rritje ekonomike në sektorin energjitike dhe kjo për shkaqe natyrore

Malaj: Specifika e vitit 2018 ka qenë rritja më e lartë se cdo parashikim e tre mujorit të parë, por që është kushtëzuar më shumë nga faktorë natyrorë, siç ishte sektori i energjisë. Qeveria në këto raste fiton kohë për ta plotësuar rritjen ekonomike në tre mujorët e tjerë, duke lehtësuar investimet dhe shpenzimet publike. Duke lehtësuar licencat e aktivitetet e reja, duke përmirësuar marrëdhëniet me biznesin. Sepse çdo para e marrë padrejtësisht nga administrata ose cdo para që i takon biznesit dhe nuk i kthehet në kohë është një para që nuk qarkullon. Kështu që rritja ekonomike e tre mujorit të parë erdhi nga reshjet, nga natyra.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klima-e-bizneseti-ne-shqiperi-malaj-te-mos-ndryshohet-shpesh-kuadri-ligjor