Një magazinë pajisjesh shtëpiake në zonën e Brrylit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Zjarri ka nisur rreth orës 19:15 minuta, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan tre mjete të zjarrfikëse dhe 10 punonjës duke bërë të mundur vendosjen nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.
Drejtori i Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka shpëtuar nga djegia shumë pajisje, ndërsa nga të dhënat e para shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Magazina është me pajisje, kryesisht me frigorifer dhe lavatriçe, pas sinjalizimit kemi nisur tre automjete, stacionin e Kinostudios, 21 Dhjetorit dhe automjete për ti furnizuar me ujë. Arritëm shumë shpejt, izoluam flakët, pavarësisht disa dëmeve, shumë pajisje janë shpëtuar nga ndërhyrja e shpejtë. Në vendin e ngjarjes ndodhet shefi i sektorit, kemi marrë kontakt me pronarët, shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Shkëlqim Goxhaj