Vëzhgimi i BOOM: Plazhi i Velipojës pa pika vrojtimi dhe roje bregdetare

2018-07-16 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në plazhin e Velipojës, ku ka bërë një vëzhgim për pikat e vrojtimit, rojet bregdetare, qendrën shëndetësore dhe hapësirën publike.

Nga vëzhgimi, rezulton se e gjithë vija bregdetare e plazhit të Velipojës nuk ka as pika vrojtimi dhe as roje bregdetare.

Një shqetësism tjetër është edhe mungesa e hapësirave publike, pasi i gjithë plazhi është pushtuar nga privatët.

Por problemet në këtë zonë nuk mbarojnë këtu për pushuesit.

Ministria e Shëndetësisë ka promovuar qendrat shëndetësore verore të hapura në të gjitha zonat turistike. Por sa të informuar janë pushuesit për qendrën shëndetësore në Velipojë.

Gazetarja e BOOM pyeti disa pushues dhe të gjithë u shprehën se nuk e dinin se ku ndodhej qendra shëndetësore në këtë zonë.

Intervista me Drejtorin e Drejtorise së Turizmit

Drejtori i drejtorisë së turizmit në Bashkinë e Shkodrës tha se vija bregdetare e Velipojës ka 6 kulla vrojtimi, por sipas VKM duhet të jenë 10 kulla. Ndërsa sa i përket rojeve bregdetare, ai tha se nuk ka interes për të ushtruar këtë punë.

Gentian Mema, drejtor i drejtorisë së turizmit Shkodër: Në territorin e bashkisë Shkodër ka një vijë bregdetare prej rreth 14 km, nga të cilat 4 km administron bashkia Shkodër. Në këto 4 km janë 6 kulla vrojtimi, nga të cilat 4 janë të ngritura nga bashkia dhe 2 nga subjektet. 3 prej tyre janë me roje plazhi. Bashkia Shkodër ka bërë thirrje për persona të çertefikuar për roje plazhi, por deri sot nuk ka pasur të interesuar. Kullat nuk janë të mjaftueshme sepse sipas VKM duhet të jenë të paktën 10 kulla, kurse ne kemi 6.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vezhgimi-i-boom-plazhi-i-velipojes-pa-pike-vrojtimi-dhe-roje-bregdetare