Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sipërfaqja e truallit ku do të ndërtohet teatri i ri ka qenë tema e debatit në mbledhjen e radhës të Komisionit të Medias. Kryeregjistruesi Valtrin Pjetri ka sqaruar se në total në këtë zonë janë mbi 2 mijë metra katëror truall shtetëror, ndërsa nuk ka detajuar të tjera të dhëna duke i konsideruar sekret.
Pjetri: Sa i takon pronësisë shtet është rreth 2100 metër nga një mbledhje që bëmë tani dhe janë mbledhur shifrat që ju keni në tryezën tuaj.
Po për kryetaren e Komisionit Albana Vokshi kjo përgjigje është e pasaktë dhe për këtë duhen detaje.
Vokshi: Nuk do të sjellë asgjë, është urdhëruar mos sjellë asgjë, ju këtë e kuptoni. Unë e di shumë mirë se çfarë kërkoj dhe ne e dimë shumë mirë se ça kërkojmë. Ju nuk e dini se ku po e çoni veten.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teatri-i-ri-serish-debate-ne-komisionin-e-medias