Çështja e truallit të Teatrit Kombëtar ka ndezur sërish debatin politik në komisionin parlamentar të medias, ku ishte thirrur në një seancë dëgjimore kreu i hipotekës Valdrin Pjetri.
Opozita kërkoi informacion nga kryeregjistruesi për sipërfaqen aktuale të pronës ku ndodhet Teatri Kombëtar, ndryshimet që ka pësuar ndër vite, mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj dhe pronarët kufitarë me godinën e Teatrit.
?Ju kemi kërkuar: E para, hartën e zonës që ju nuk na e keni vënë në dispozicion megjithëse ka qenë e cilësuar edhe me ?Bold?. Hartën ju nuk e keni sjellë, hartën e pronësisë. Sa metra katror ka Fusha sh.p.k. dhe sa kanë pronarët e sa bashkia??, pyeti Kryetarja e Komisionit nga radhët e PD, Albana Vokshi.
Por të dhënat për tokën private sipas kryeregjistruesit nuk mund t?i viheshin në dispozicion Kuvendit pasi ishte shkelje e Kushtetutës.
?Zyra mund të japë informacion vetëm për truallin me pronar shtetin. Për të tjerat, askush s?mund të nxjerrë informacion?, tha Pjetri.
Ndërsa Albana Vokshi u përgjigj: ?Ju refuzoni që t?i jepni Kuvendit, në shkelje kushtetuese dhe në shkelje të ligjit, jam e sigurt me urdhër nga lart ju po refuzoni përsëri të jepni informacionin që ju kemi kërkuar. Cila dispozitë ligjore ju ndalon ju të sillni këtu një informacion??
Valdrin Pjetri: ?Nuk e lejon Kushtetuta dhe as ligji për të dhëna personale. Mbrohen nga ligji për të dhënat personale. Nëse ata japin pëlqimin informacioni jepet.?
Ky argument i kryeregjistruesit Pjetri mjaftoi që kryetarja e Komisionit të medias ta deklarojë të mbyllur mbledhjen.
?Ju refuzoni, e deklaroj mbledhjen e mbyllur.Qeveria nuk do të bëjë transparencë...?, tha Vokshi.
Pas ikjes së opozitës, maxhoranca e vijoi e vetme mbledhjen, ndonëse pa kuorumin e mjaftueshëm të deputeteve.
Tv Klan