Një zjarr ka përfshirë ambientin e një bar-kafe diten e sotme në qytetin e Sarandës. Mësohet se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi është vënë në kontroll të menjëhershëm nga zjarrfikset e Sarandës.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit, si dhe zjarrfikset, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e flakëve. Dyshohet për shkaqe aksidentale.