Debate te Ekonomia/ Braçe: Në shtator ligj të ri për koncesionet, të hiqet ‘oferta e pakërkuar’

2018-07-16 2

Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për koncesionet në muajin shtator. Komisionet e Kuvendit pritet të nisin sesionin e ri parlamentar me shqyrtimin e një prej projektligjeve mjaft të rëndësishme dhe pritet të ngjallë debate maxhoranca-opozitë.

Erion Braçe tha sot se në ligjin e ri për koncesionet duhet të parashikojë heqjen e ?ofertave të pakërkuara?.

Koncesionet nuk janë krijim i joni por është gjetur e zeza mbi të bardhë në ligjin për koncesionet që e keni bërë ju (Qeveria ?Berisha?). Nëse ju mendoni se ligji për koncesionet ka shkelje, drejtohuni tek institucionet përkatëse.

Në shtator do kemi një ligj të ri për koncensionet. Për mendimin tim, duhet të hiqet parashikimi i dhënies me koncension kur ka ofertë të pakërkuar.

Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave
Nga ana tjetër, opozita këmbënguli për çështjen e Teatrit Kombëtar. Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se ligji për Teatrin e Ri i miratuar në Kuvend javën e kaluar, është kriminal dhe antikushtetues.

Skemë e pastër kriminale, ligji për Teatrin e Ri, antikushtetutes, janë shkelur të paktën katër ligje. I bëjmë thirrje presidentit Meta ta kthejë sa më shpejt ligjin në Parlament, që të kemi mundësi ta ridiskutojmë. I bëjmë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ai ligj.