http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku Erjon Veliaj i ka meshuar serish nevojës qe ka Tirana per nje teatër te ri. Duke replikuar ne distance me kundërshtaret e projektit, Veliaj ka theksuar vullnetin qe projekti per modernizimin e kryeqytetit të vazhdojë edhe me Teatrin e ri Kombëtar dhe Piramidën.
?Mbaj mend, përpara 3 vitesh kur sapo morëm mandatin për të qeverisur dhe për ta ndryshuar Tiranën, për ta kthyer në punë, një nga ankesat ishte: S?kemi shesh, s?kemi Pazar, s?kemi teatër, s?kemi bulevard. Tani që fillojmë t?i bëjmë këto punë, del një tjetër lloj lëvizje e cila thotë: Mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun, mos ma prek bulevardin, mos ma prek sheshin, mos ma prek pazarin, mos ma prek teatrin. Pyetja është: Nëse duam ndryshim! Por, si bëhet ndryshimi nëse s?i prekim gjërat me dorë??
Deklaratat per teatrin kryebashkiaku i beri gjate inspektimit te punimeve per rehabilitimin e unazës se Tiranës.
?Duke filluar nga Brryli, te Ministria e Jashtme e deri te ?Vasil Shanto?, pjesa e korsisë së lumit të Lanës do të jetë e dedikuar për biçikleta, ndërsa pjesa tjetër për transportin publik dhe makinat private. Autobusi do të ketë korsi të dedikuar në ato pjesë të Unazës ku zakonisht ka edhe trafikun më të madh ose ka edhe më shumë semaforë.?
Investimi parashikon ndërhyrjen në disa segmente të unazës për përmirësimin e qarkullimit të automjeteve në disa kryqëzime, duke realizuar një korsi të dedikuar për biçikleta si dhe duke riasfaltuar segmentet e amortizuara.