http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vihet në punë pas 10 vjetësh landfilli i Maliqit.
Duke filluar nga kjo e hënë në këtë impiant do të depozitohen mbetjet urbane të gjashtë bashkive dhe të gjitha njësive administrative të qarkut juglindor.
Koordinatorja Vjollca Kostreci shpjegon mënyrën se si bashkitë duhet t?i grumbullojnë mbetjet, deri në fazën finale.
Vlera e investimit është 13 milion euro, 80% e të cilit është dhuratë e qeverisë gjermane, ndërsa pjesa tjetër është kredi e dhënë nga KFV, e cila do të shlyhet nga qeveria shqiptare. Me vënien në punë të landfillit një familje do të paguajë 3800 lekë taksë pastrimi në vit, nga 2100 që ka paguar një vit më parë.
Biznesi i madh do të paguajë 10 mijë lekë më shumë se një vit më parë, ndërsa biznesi i vogël 2500 deri në 5000 lekë më tepër në bazë të kategorive të qarkullimit vjetor. Rritja e kësaj takse është kundërshtuar në fillim të vitit edhe nga grupi i këshilltarëve te djathtë në Bashkinë e Korçës.