Ora News - Shkarkohet gjyqtari i Kushtetueses, Gani Dizdari. Avokati: Me KPK, fol o gur, fol o mur!

2018-07-16 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata Kushtetuese mbetet me dy anëtarë.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari, pas konstatimit të parregullsive në verifikimin e pasurisë së tij.

Pas vendimit, avokati Sokol Hazizaj tha se asgjë nuk ka përfunduar pasi vendimi do ankimohet.

Sokol Hazizaj: E para procesi nuk ka mbaruar sepse vendimi i KPK do të ankimohet në Komisionin e Posaçëm. Së dyti, KPK shpreh, mbron qëndrimin e tij me dy standarte. Vini re vendimet dhe konstatoni që KPK nuk vepron mbi bazën e asaj çka paraqet subjekti por vetëm mbi bazën e asaj çka mund të ketë ndonjë listë në tavolinë. Dhe së treti, KPK në këto kushte kur vepron me dy standarte, i thuhet fjalës: Fol o gur, fol o mur.

KPK konstatoi probleme me pasurinë si dhe pastertine e figurës së gjyqtarit Dizdari, pasi sipas verifikimeve ai shoqërohet me persona me precedente me të cilet edhe ka udhetuar jashtë Shqipërisë.

Por avokati mbrojtes i gjyqtarit deklaroi se pasuria e tij dhe e personave te lidhur me te është e justifikueshme.

Përsa i përket personi për të cilin KPK ka kontatuar se eshte me precedente, ai është nipi i tij.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-oren-930-vendimi-gjyqtarin-e-kushtetueses-gani-dizdari

Free Traffic Exchange