Ora News - Tatimorët kontrolle në bregdet, 6.9 mln lekë masë administrative

2018-07-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Hetimi tatimor po vijon me kontrolle dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit dhe në të gjithë vendin. Më konkretisht strukturat e specializuara të drejtorisë së hetimit tatimor në rajonin verior po i përqëndron veprimet e tyre ne zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale dhe Patok si dhe në zonat malore të Valbonës, Razmës, Thethit etj.

Që nga data 22 qershor e në vazhdim janë verifikuar në total 397 subjekte nga të cilat për 186 subjekte u mor masa me një vlerë prej rreth 6.9 mln lekësh.

Konkretisht masat kanë të bëjnë me moslëshim të kuponit për herë të parë, ku janë konstatuar 34 shkelje, për punonjës të padeklaruar janë konstatuar 28 shkelje, për mall pa faturë tatimore janë konstatuar 25 shkelje, për mosmbajtje të pjisjes fiskalë në gjendje pune janë penalizuar 14 subjekte, për shitje pa faturë janë penalizuar 12 subjekte, ndërsa 19 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Gjithashtu nga drejtoria e hetimit tatimor rajoni jugor u ushtruan kontrolle të vazhdueshme, referuar të dhënave si rezultat i këtyre kontrolleve të ushtruara në datën 13 korrik u mor masa e bllokim i biznesit, për disa subjekte që kanë qenë të paregjistruara në organet tatimore në organet tatimore.

Drejtoria e hetimit tatimor deklaron se ka në fokus të punës të saj zbatimin e masave për të reduktuar evazionin fiskal si dhe për të rritur të ardhurat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tatimoret-kontrolle-ne-bregdet-vendoset-masa-69-mln-leke

Free Traffic Exchange