Plazhi i Divjakes pa vrojtues

2018-07-15 8

Në Divjake janë ngritur tre kulla vrojtimi, të cilat duhet të kontrollojnë 7 km vijë bregdetare. Por, bizneset duket se nuk  pranojnë të vendosin vrojtues. Instruktori i rojeve bregdetare thotë se prej muajit Maj, bizneseve u janë lëne detyra të veçanta.

Për herë të parë këtë vit, pushuesit po shohin përgjatë bregdetit flamuj të shumtë të cilët kanë funksione paralajmëruese.  Vendosja e flamurit të kuq tregon se ndalohet rreptësisht futja në det, flamuri i kaltërt, tregon det të qëndrueshëm për tu larë, kurse i verdhi lejon notimin, por në monitorim të të tretëve.

Por pushuesit duken të painformuar për qëllimin e vendosjes së tyre. Disa i lidhin me kampionatin botëror.   Plazhi i Divjakës frekuentohet nga vendasit dhe është kryesisht familjarët. Një vit më parë këtu dy persona humben jetën duke u larë në det.

Tv Klan