Avokatët lumë padish ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjyqtarët: Taktikë për të zvarritur procesin

2018-07-15 0

Proceset civile dhe penale në gjykatat shqiptare rrezikojnë të bllokohen për shkak të numrit të lartë të kallëzimeve që avokatët e palëve në proces depozitojnë ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. Ky shqetësim është ngritur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nga anëtari i KLD-së njëherazi gjyqtar në Gjykatën Penale të Tiranës, Gerdi Hoxha.

Sipas Hoxhës këto kallëzimi kanë si qëllim vetëm bllokimin e procesit në momentin që avokatët nuk arrijnë dot të fitojnë një proces gjykimi. Report Tv ka siguruar procesverbalin e mbledhjes së KLD ku Hoxha shprehet: ?Ky fenomen, po bëhet praktikisht një pengesë për zhvillimin e çdo procesi gjyqësore". "Në gjyqet civile apo në gjyqet penale, palët e caktuara, jo të gjithë (janë me kokrra), të ndikuar nga disa avokatë të cilët janë të dënuar me vendime të formës së prerë për vepra penale, për mashtrim, etj., kur vjen përfundimi i procesit gjyqësor, kur shohin që nuk mundet ta fitojnë procesin, apo mund të ndodhë një gjë tjetër, bëjnë kërkesa, bëjnë kallëzime kundër gjyqtarëve (kanë bërë edhe kundër prokurorëve), apo kërkesa për sigurim padie, padisin gjyqtarët apo prokurorët me objekt ?Shpërblim dëmi për shkak të ndonjë procesi të rregullt gjyqësor?.

Për shkak të këtyre kallëzimeve të cilat automatikisht cojnë në largimin me dorëheqje apo zëvëndësim të gjyqtarit apo prokurorit të kallëzuar rezulton se KLD ka deleguar nga një gjykatë në tjetrën mbi 50 gjyqtarë nga janar i 2018 deri më tani. Në diskutimet publike dhe politike në valën e filtrit të vetting u diskutua dhe kontrolli i avokatëve dhe kalimi i tyre në vetting ndërsa përfundimisht ata nuk do ti nënshtrohen këtij procesi.