Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për të shmangur përmbytjet gjatë muajve të dimrit, bashkia e Lezhës ka nisur pastrimin e kanaleve Kulluese në zonën e Rrilës! Banorët kërkojnë që ndërhyrja të shtrihet në të gjithë territorin e bashkisë, ndërsa kryebashkiaku Fran Frrokaj thotë se do të kërkojë qeverisë mbështetje me mjete pasi ata që ka njësia vendore janë të pamjaftueshme.
Në Lezhë, ditët e nxehta të verës po shfrytëzohen për masa kundër përmbytjeve në dimër.
Hapja e kanaleve kulluese, është domosdoshmëri pasi bujqesia mbetet sektor jetik per shume familje.
Aktualisht puna është përqëndruar në zonën e Rrilës.
Bujqësia mbetet prioritet i Bashkisë Lezhë, ashtu si edhe turizmi.
Fran Frrokaj: Jemi në sezonin e turizmit tashmë por do ti paraprijmë edhe sezonit të kullimit dhe vaditjes sepse janë dy pjesë të rëndësishme që ndihmojnë bujqësinë në zonën tonë.
Por kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj, ngre si shqetësim mungesën e eskavatorëve, ndaj thotë se do të kërkojnë mbështetjen e qeverisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lezha-po-shfrytezohen-ditet-e-veres-shmangien-e-permbytjeve-ne-dimer