Ora News - Mbërrin në Durrës kroçera më e madhe nga Turqia, me 1800 pushues

2018-07-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Durrës kanë zbritur 1800 pushues të ardhur me kroçerën më të madhe të Turqisë që vinë për herë të parë në Shqipëri. Pushuesit do të vizitojnë Tiranën, Krujën dhe Beratin.

Në brigjet e Adritatiku mbërriti kroçera më e madhe nga Turqia. Ajo ka një kapacitet me 1800 pushues, të cilët zbritën në portin e Durrësit për të vizituar Shqipërinë, kryesisht destinacionet Krujën, Tiranën dhe Beratin.

Prezantimi i parë i turistëve ishte me të rinjtë e nismës "Smile Albania".

Ministri Klosi me ftesë të kapitenit dhe agjensive turistike ishte i pranishëm në ambjentet e kroçerës.

Klosi: "Ne erdhem te falenderojme Kroceren e pare te nisur nga Turqia. Do te donim shume te falenderonim kapitenin e kroceres se pare te ardhur nga Turqia te cilet vleresuam Shqiperine si destinacion te ri te cilet do ta frekuentojne Shqiperine per gjate gjithe sezonit turistik te ketij viti dhe po ashtu me te rinjte e projektit smile ne u perpoqem ti ofronim buzeqeshjen te gjithe pasagjere e te ketij udhetimi pervec shpjegimeve qe ju dhane te rinjte e projektit smile nje pjese kane sot ne Kruje nje pjese kane vizituar Tiranen dhe pothuaj te gjithe jane te surprizuar nga mikpritja shqiptare nga bukuria e vendeve turistike dhe po ashtu kane arritur qe te bindin dhe kolege te tjere dhe sidomos kapitenin dhe ekuipazhin e ri qe te vinin ne Shqiperi me kompanine e tyre".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mberrin-ne-durres-krocera-me-e-madhe-nga-turqia-me-1800-pushues