Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Efektivët e policisë së Kurbinit kanë vënë në pranga dy persona, ndërsa kanë shpallur në kërkim një tjetër, si autorë të vjedhjes me armë të dy karburanteve në korrik të 2017 dhe në shkurt të këtij viti.
Finalizimi i operacionit të koduar "Skuraj" ka çuar në arrestimin e shtetasve:
- Flakon Tafa, 24 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë)
- Fatjon Tafa , 27 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.K.30 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë)
"Në vijim të punës për goditjen e grupeve të vjedhjeve gjatë natës si dhe zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të vjetra, nga strukturat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, janë kryer hetime intensive me metoda speciale hetimi për një periudhë relativisht të gjatë kohore, ku si rezultat i tyre është finalizuar operacioni " Skuraj" , me zbardhjen e autorësisë së dy rasteve të vjedhjes me armë të një karburanti dhe vjedhjes me armë e mbetur në tentativë të një karburanti tjetër në Kurbin, në dy data të ndryshme".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrestohen-dy-te-rinj-ne-kurbin-autore-te-vjedhjes-me-arme-te-dy-karburanteve