Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e fshatit Nikël në Fushë-Krujë gjetën trupin e pajetë të një 34-vjeçari që ndodhej në arrati për një vrasje që kryer 3 vjet më parë, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë.
Trupi i pajetë i përket 34-vjeçarit Kejsi Hysa, i cili njihej edhe me emrat Eljon apo Sahit. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 9 ditësh dhe familjarët hodhën dyshime se ishte vrarë, derisa ditën e sotme u zbulua që ishte groposur pranë varrezave të këtij fshati.
Mendohet se autorët e kanë keqtrajtuar dhe më pas e qëlluan për vdekje, me një plumb në kokë, 34-vjeçarin, të cilin e groposën.
Policia e Krujës thotë se ka shoqëruar në komisariat shtetasin Hysni Ramaj 31 vjeç, banues në Nikël, Krujë, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër me incialet A.T, ndërsa vrasja e tij mendohet se ka ardhur për hakmarrje.
"Dy shtetasit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri - tjetrin, më datë 05.07.2018, për motive të dobëta, dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. H. , person në kërkim për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ishte-shpallur-i-zhdukur-gjendet-i-groposur-trupi-i-34-vjecarit-nga-laci