Ora News - Familja kërkon drejtësi, 34-vjeçari vdiq teksa zhbllokonte pusetën në Shkodër

2018-07-14 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familja e 34 vjeçarit që humbi jetën një vit më parë teksa zhbllokonte pusetën në Shkodër kërkojnë drejtësi për vdekjen e tij. Nëna e të riut shprehet se shkak për vekjen e djalit të saj ishin kushtet e punës. Gjithashtu ajo apelon për ndihmë nga bashkia e Shkodres për 2 fëmijët jetim, pasi prej 1 viti nuk është bërë asgjë për ta.

Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të djalit të tyre 34 vjeçar Kleotos Çeliku, ndërsa punonte për zhbllokimin e një pusete, familja e tij në fshatin Golem të Shkodres është në kërkim të drejtësisë për vdekjen tragjike të tij. Nëna e tij thotë se djali i humbi jetën për shkak të kushteve të punës, por fajtorët nuk janë dënuar.

Sanije Çeliku, nëna e Kletos Çelikut: Sikur të kishte pasur mjetet mbrojtëse djali ime do të ishte gjallë sot. Duhet të më përgjigjet shteti mua për vdekjen e djali tim.

Familjarët e 34-vjeçarit janë të gatshëm të trokasin deri në dyert e gjykatës së Strasburgut për të gjetur drejtësinë.

Fadil Hasaj, daja i viktimës: Do shkojmë në Tiranë, do shkojmë te Arta Marku, pse jo edhe në Strasburg.

Kleotosi la jetim dy fëmijë 2 dhe 6 vjeç. Nëna e tij mes lotëve e dhimbjes për tragjedinë që i ndodhi, thotë se nga ajo ditë e zezë, asnjë përkujdesje nuk ka treguar bashkia Shkoder për jetimet e nënën e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familja-kerkon-drejtesi-34-vjecari-vdiq-para-nje-viti-teksa-zhbllokonte-puseten-ne-shkoder

Free Traffic Exchange