Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sezoni turitik ka shkaktuar edhe fluks në pikën kufitare të Morinës që lidh Shqipërinë me Kosovën. Në 24 orët e fundit në doganë kanë kaluar mni 20 mijë persona dhe 6 mijë automjete. Bregdeti shqiptar është një atraksion turistik për pushuesit nga Kosova dhe vndet e tjera.
Bregdeti dhe temeperaturat e larta janë të mjaftueshme që turistët nga Kosova dhe vendeve të tjera të dynden drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet e tyre duke krijuar kështu edhe fluks në pikën kufitare të Morinës.
Vetëm në orët e parë të mëngjesit të së shtunës kanë kaluar në doganën e Morinës në Kukës mbi 4 mijë përsona dhe mbi 2 mijë automjete. Ndërsa në harkun kohor të 24 orëve në pikën kufitare kanë kaluar mbi 20 mijë persona dhe mbi 6 mijë automjete.
Ky fluks i lartë hyrjesh për në Shqipëri ka sjellë edhe krijimin e radhëve megjithëse autoritetet doganore dhe ato të policisë janë kujdesur të kryejnë procedura të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata.
Por ky turistë norvegjez nuk mendon që në dogana jonë ka shumë fluks pasi situata në krahasim me vendet e tjera të rajonit është shumë më mirë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fluks-ne-morine-ne-24-ore-mbi-20-mije-persona