Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të kërkoj reciprocitet për të drejtat e tyre në mënyrë që të jenë të barabartë me serbët e Kosovës. Politikanët nga të gjitha komunat shqiptare në Serbi u mblodhën në kuvendin e Bujanocit për të dërguar mesazhin e tyre.
Përmes një deklarate politike kërkuan mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare dhe përfshirjen e statusit politik të tyre në bisedimet e Brukselit në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Përfaqësuesit shqiptarë thanë se nuk do të ndalen në kërkimin e të drejtave të tyre pasi shqiptarët në këtë zonë janë duke jetuar pa të drejta dhe mundësi për zhvillim. Në këtë takim nuk ka marrë pjesë kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Kjo ka nxitur reagime dhe vëmendje në Serbi duke e quajtur një provokim.