Fatmir Bardhoci, mjeshtër ndërkombëtar i arteve marciale, vjen si regjisor në filmin ?Fighiting for love?. Një film i mbështetur në ngjarje reale, ka në qendër vuajtjet e jetës së një njeriu brenda edhe jashtë vendit të tij. Ngjarjet zhvillohen në Kukës, aty ku Fatmir Bardhoci në moshën 15-vjeçare pa varjen e poetit Havzi Nela dhe u motivua për filmat me aksion ku luante Van Dam. Regjisori rrëfen për kamerën e ?Reporttv? se dëshira e tij është që të evidentojë vlerat kombëtare të historisë së vendit tonë gjatë gjithë historisë botërore.