http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia më e madhe opozitare në Greqi, Demokracia e Re vijon të akuzojë Kryeministrin Aleksis Cipras dhe Ministrin e jashtëm Nikos Kotzias për diplomaci të fshehtë me Shqipërinë.
Ata i bëjnë thirrje zyrtarëve të larte qe të informojnë menjëherë parlamentin në lidhje me çfarë saktësisht kanë diskutuar në fshehtësi me Tiranën zyrtare.
Diplomacia sekrete e z.Tsipras dhe Kotzia tashmë ka rezultuar me një marrëveshje kombëtare me Shkupin. Qytetarët e habitur tani po mësojnë se një marrëveshje e ngjashme po promovohet me Shqipërinë. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm që të informojnë menjëherë parlamentin për atë çka po bisedojnë në fshehtësi me Tiranën.
Akuzat vijnë pas deklaratës së kryeministrit Aleksis Cipras se po vijon puna për marrëveshjen e kufirit dhe zonës ekskluzive ekonomë, si dhe pas deklaratave të Komisionerit Johanes Hahn, të cilat sollën reagime në mediat greke.