Liqeni i Tiranës me pista të reja, Veliaj: Gjërat ndryshojnë kur vëmë dorë, do bëjmë edhe Teatrin

2018-07-14 1

Liqenit Artificial të Tiranës po i shtohen dita-ditës pistat e reja të vrapit dhe korsitë e biçikletave. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punën për rigjallërimin e mëtejshëm të parkut dhe theksoi rëndësinë e vijimit të transformimit që po pëson çdo ditë qyteti i Tiranës.

?Më kujtohet projekti ynë i parë te Liqeni: këndi i lodrave për fëmijë. I mbaj mend edhe lëvizjet, atëherë quhej: ?Mos ma prek Parkun?, kurse sot quhet: ?Mos ma prek Teatrin?; është e njëjta gjë. Pyetja është kjo: Nëse nuk i prekim gjërat me dorë, si do i ndryshojmë? Gjërat ndryshohen kur preken me dorë. As shtëpia nuk rregullohet vetë, po nuk vumë dorë. Pra, e gjithë kjo frymë rezistence ndaj ndryshimit, është si fryma e atyre që vazhdojnë të përdorin telefonin e vjetër me butona, kur bota sot ka smartphone. Ndaj, pyetja që kemi sot është: A do të vazhdojmë të modernizohemi apo do të mbetemi peng i ca nostalgjive apo ca fiksimeve??, tha Veliaj.

Ai deklaroi se ndryshimet që ka pësuar Parku i Liqenit me këndin, korsitë e vrapit, librarinë dhe pyllëzimin janë treguesi më i mirë i ndryshimeve pozitive. ?Qytetet, përfshi edhe Tiranën tonë, janë zhvilluar kur kanë ndryshuar. Të thuash s?kemi park, s?kemi teatër, s?kemi shesh, s?kemi bulevard dhe pastaj kur fillon e i bën këto, i kthehesh: Mos ma prek këtë, mos ma prek atë, është realisht një humor i zi, që nuk bën për të qeshur. Ndaj, është shumë e rëndësishme që ta vazhdojmë transformimin e Tiranës dhe për këdo që nuk e kishte të plotë vizionin kur pa vetëm këndin e lodrave, por tani me librarinë, korsitë, pistat, pyllin orbital, besoj se na jep të drejtë kur themi se vetëm kur i prekim gjërat me dorë, mund t?i ndryshojmë. Fatin tonë nuk na e ka njeri tjetër në dorë dhe për ta bërë Shqipërinë dhe Tiranën si jashtë shtetit e kemi vetë në dorë?, u shpreh ai.