Ora News - Nisin punimet për ndërtimin e BYPASS-t të Tepelenës

2018-07-14 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inaugurohet nisja e punimeve në ByPassin e Tepelenës. Kryeministri Edi RAma në fjalën e mbajtur theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për zonën. Rama tha ndër të tjera se në vjeshtë do të nisin punimet edhe për BYPASS-in e Vlorës dhe Fierit.

Kreu i qeverisë ndërsa akuzoi opozitën për papërgjegjshmëri në hartimin e projekteve duke përmendur këtu projektin Tiranë ?Elbasan i cili kërkon ndërhyrje

Rama bëri me dije se ka nisur procesi për të bërë vlerësimet për të ndërtuar edhe aeroportin turistik të Sarandës.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri tha se investimet janë përqendruar në zona me impakt ekonomik ndërsa paralajmëroi më shumë kontrolle për zbatimin e projekteve infrastrukturore

Vlera e investimit për Bypass-i e Tepelenës është 2.87 mld lekë dhe projekti parashikohet të përfundoj brenda dy viteve
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nisin-punimet-ndertimin-e-bypass-t-te-tepelenes

Free Traffic Exchange