Prapaskenat e kontrollit/ Bashkim Dedja përçan Vetingun, relatorja: Të shkarkohet

2018-07-14 0

Njerëzit e Vetingut nuk kanë qenë i të njëjtit mendim që, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, të konfirmohej në detyrë, si pjesë e drejtësisë së re. Dosja e kreut të Kushtetueses ka përçarë trupën gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Shqiptarja.com zbardh vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Dedes, pas hetimit të thelluar për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Ndryshe nga Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, relatorja e çështjes Xhensila Pine ka dalë në konkluzionin se Bashkim Dedja duhej të shkarkohej nga detyra me pretendimin se nuk provon me dokumentacion një pjesë të pasurisë. Në arsyetimin e saj, Xhensila Pine ka rritur në konkluzionin se Dedja nuk ka provuar me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të huas së marrë nga kunati i tij, z. E. C., në vlerën 10.000 euro, për pasurinë apartament me sipërfaqe 146.14 m² dhe garazh me sipërfaqe 15.25 m², me vlerë 180.000 euro, të ndodhur në Tiranë.

?Nuk ka provuar me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të huas së marrë nga vëllai i tij, z. M. D., në vlerën 15.000 euro, për pasurinë apartament me sipërfaqe 146.14 m² dhe garazh me sipërfaqe 15.25 m², me vlerë 180.000 euro, të ndodhur në Tiranë, P. Ka kryer deklarim të rremë në Deklaratën -Vetting, në lidhje me burimin e ligjshëm të të ardhurave të deklaruara, për apartament banimi me sipërfaqe 98 m², me vlerë 19.600 USD (ose 1.812.020 lekë), në Njësinë Administrative Nr. 5, pasi nuk ka deklaruar si burim të ardhurat nga vëllai i tij, z. M. D. Ka mosdeklarim të vlerës së apartamentit të rivlerësuar në kundërshtim me pikën 1, germa ?e?, të urdhrit nr. 475, datë 11.05.2017, të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI-së?, arsyeton zonja Pine. Për këto arsye, Pina thotë se Dedja nuk duhet të ishte konfirmuar në detyrë, por duhet të shkarkohet nga detyra.