Report Tv - Vlora me tolerancë zero, mbyll plazhet pa roje bregdetare

2018-07-13 0

Plazhet private që nuk kanë roje bregdetare nuk do të lejohen më të vijojnë aktivitetin e tyre. Ky urdhër i miratuar me vendim të këshillit të ministrave penalizon të gjithë subjektet që nuk zbatojnë rregullat për sigurinë e jetës së pushuesve. Por, çfarë ndodh sot nëpër bregdetet e vendit?
Qyteti i Vlorës ka nisur i pari zbatimin e këtij vendimi. Në kuadër të aksionit ?Siguria e jetës?, policia bashkiake e Vlorës ka bllokuar tre plazhe përgjatë Lungomares. Shkak për këtë është bërë mungesa e vrojtuesve në plazheve dhe vendosja e kufijëve në det për sigurinë. Të tre plazhet private të bllokuar nuk kishin lidhur kontrata dhe nuk kishin punësuar roje bregdetare. Për pasojë, të tre plazhet janë të bllokuar nga Policia Bashkiake duke ndërprerë kështu aktivitetin e tyre.