Në kuadër të aksionit ?Siguria e jetës?, policia bashkiake e Vlorës ka bllokuar dy plazhe përgjatë Lungomares. Shkak për këtë është bërë mungesa e vrojtuesve në plazheve dhe vendosja e kufinjëve në det për sigurinë.
Të dy plazhet private të bllokuar nuk kishin lidhur kontrata dhe nuk kishin punësuar roje bregdetare.
Për Report Tv, nënkryetari i Bashkisë Vlorë, Shkëlqim Rama është shprehur se policia bashkiake ka ngritur task-forcë për çështjen e sigurisë në plazhe.
Nga ana jonë nuk do të ketë asnjë tolerim për plazhet që nuk respektojnë rregullat për sigurinë e pushuesve të tyre. Plazhet që u mbyllën ishin pa roje bregdetare pra nuk i plotësonin këto kushte sigurie.
Shkëlqim Rama, nënkryetar i Bashkisë Vlorë