Pa roje bregdetare, Task Forca bllokon nje plazh ne Vlore

2018-07-13 1

Pas Velipojës në Vlorë u vendosën shirita bllokimi. Hapësirat bregdetare të tre subjekteve, pranë Akademisë së Marinës dhe në Plazhin e Ri u mbyllën.

Në këto plazhe, bizneset që i shfrytëzojnë duhet të kishin vendosur vrojtuesit dhe sinjalistikën për sigurinë e pushuesve. ?Çdonjeri që do konstatohet që nuk ka plotësuar rregullat e mbrojtjes së jetës së njerëzve sort ka ardhur dita për t?u bllokuar. Kush nuk zbaton rregullat do t?u prishte kontrata?.

Në të njëjtën kohë në Vlorë, Policia Rrugore ndërmori një aksion. Ajo bllokoi shumë taksi që punonin në të zezë. Por shqetësuese në këtë sezon është trafiku që krijohet kryesisht në fundjavë. Shefi i Policisë Rrugore garantoi se qarkullim më të lehtësuar.

Sa Policia Rrugore do të ndikojë në normalizimin e qarkullimit drejt plazheve të jugut kjo mbetet për t?u parë. Fakti është qëkur ka nisur sezoni, sidomos në ditët e muajit Korrik pushuesve iu janë dashur orë për të shkuar në destinacion apo për të dalë nga Vlora.

Free Traffic Exchange