Pas publikimit të Raportit të antidrogës nga Italia për vitin 2017, ku thuhej se Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane, ka reaguar sot ministria e Brendshme, ku thekson se ka spekulime dhe keqinterpretime ne gjetjet e raportit dhe se Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar.
Në lidhje me deklaratat, spekulimet apo keqinterpretimet e gjetjeve të raportit vjetor të Drejtorisë Qendrore të Shërbimi Antidrogë Italian, Ministria e Brendshme gjen me vend të sqarojë:
Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar. Kjo është një betejë e fituar në vitin 2017 dhe po konsolidohet në vitin në vazhdim kur jemi në zbatim të protokollit operativ për fluturimet ajrore duke monitoruar territorin me policinë italiane dhe asistencen e BE-së.
Siç është pranuar, 2016 ishte një vit problematik për shumë arsye, që janë bërë pjesë e analizës së punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe nuk rezultoi efikas në parandalimin e kultivimit të kanabisit. Por gjithsesi nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësuese të fenomenit përpara 2013, e evidentuar në raportet GdF. Kjo solli një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të gatshme për treg, në vitin pasardhës.
Në vijim të një analize të thellë dhe të kujdesshme, Qeveria miratoi Planin Kombëtar Antikanabis 2017-2020,me përfshirjen e gjithë institucioneve dhe asistencë ndërkombëtare. Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët, kryesisht me Italinë në operacione të përbashkëta për të identifikuar dhe goditur rastet e trafikimit të narkotikëve.
Duke u ndalur tek Raporti i Antidrogës italiane (DCSA), (faqja 35), shifra prej rreth 90 ton kanabis evidentohet si e sekuestruar përgjatë gjithë 2017 në gjithë territorin kombëtar italian, dhe jo si sasi e trafikuar nga Shqipëria. (cit. ? Nel 2017, sul territorio nazionale sono stati complessivamente sequestrati kg 90.097,18 di marijuana (+117,76%, rispetto ai 41.374,29 kg del 2016), dhe për më tepër, sipas vetë Raportit, një rol domethënës luan edhe kultivimi i brendshëm në Itali, sidomos në rajonet e jugut