Hahn takim me Ramën: Çelja e negociatave në interes edhe të BE-së - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-13 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi qënien në Bruksel në kuadër të Samitit të Nato-s, për të zhvilluar një takim edhe me komisionerin për zgjerim Johanes Hahn me të cilin pastaj doli edhe në një konference për shtyp.



Komisioneri për zgjerim tha se javën e ardhshme do të jetë vetë në Tiranë për të shpjeguar nga afër dhe më konkretisht hapat që duhet të ndjekë Shqipëria në kuadër të çeljes së negociatave.



Sipas Hahn, Komisioni Europian do të asistojë dhe monitorojë Shqipërinë në reformat e rëndësishme që po ndermeren dhe të tjerat që do të implementohen.



Ai shtoi se celja e negociatave nuk është vetëm në interesin e Shqipërisë por edhe të vetë Bashkimit Europian. Me këtë rast kërkoj angazhimin e plotë të mazhorancës dhe opozites në këtë proces të rëndësishëm.  Reformat duhet te vazhdojnë sepse një nga arsyet që BE-ja mbështeti Shqipërinë janë rezultate e para të reformave.



Ndërkohe kryeministri Rama u shpreh:



"Nuk kemi kohë për të humbur, jemi gati për procesin analitik. Per ne ka shumë rëndësi vlerësimi I bërë nga Komisioni Europian në lidhje me rrugën që kemi bërë deri tani dhe reformat që kemi realizuar."



Kryeministri Rama tha se negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për disa cështje kanë pasur progres.



"Jemi ne rruge te mbare lidhur me keto bisedime dhe besoj se do te kemi nje marreveshje".