Cipras: Jemi pranë marrëveshjes - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-13 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria dhe Greqia janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për zonat ekskluzive ekonomike. Kështu u shprehe kryeministri Aleksis Tsipras për mediat greke pas takimit me Edi Ramën në Samitin e Londrës. Ai theksoi se  negociatat nuk kanë përfunduar ende, por takimet mes ministrave të jashtëm do të konkludojnë në një pakt, sa më shpejt të jetë e mundur.
?Jemi shumë pranë marrëveshjes me Shqipërinë për zonat ekskluzive ekonomike, por nuk mund të themi se kemi përfunduar dhe nuk dua të hyj në detaje.  Përveç zonës ekonomike ekskluzive, dy çështjet që kanë mbetur janë ligji i luftës dhe kufijtë, për të cilat jemi shumë afër zgjidhjes. Ne takimin e ardhshëm dy ministrat e jashtëm do të takohen, do të dyfishojnë përpjekjet e tyre, pa pasur ndonjë presion të veçantë për të parë se deri në çfarë mase mund të kemi një zgjidhje pozitive sa më shpejt të jetë e mundur.?
Gjatë samitit të Londrës Rama dhe Tsipras ranë dakord për një zgjidhje pozitive mes Shqipërisë dhe Greqisë. Lidhur me këtë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati konfirmoi se "aktualisht palët janë në një proces, por janë përballur me rezistencë politike nga të dyja palët, si në Shqipëri ashtu dhe ne Greqi?.