Ora News - Refoma në Akademinë e Shkencave: Institucion buxhetor por propozon vetë buxhetin

2018-07-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Arsimit kërkon mendimet e grupeve të interesit për draftin e Aksemisë së Shkencave, për reformimin e këtij instiucioni. Në projekligji Ministrja Nikolla propozon që institucioni të mbetet buxhetor por të bëjë vetë propozimet për buxhetin. Ka kufizime dhe kushte për antarësimet dhe mandatin e kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Ministria e Arsimit është në fazë konsultimi publik me grupet e interesit për draftin e Akademisë së Shkencave, ai që konsderohet ligjërisht si reforma e këtij institucioni të përfshirë në debate deri në ultimatumet e kryeministrit Rama për mbylljen e tij.

Në projektligjin e propozuar nga Ministria e Arsimit pas punës së bërë nga Komisioni i Posaçëm i Akademisë së Shkencave reflektohen disa ndryshime të ligjit të 2006 që kanë të bëjnë me financimin dhe propozimin e buxhetit, mandatet të përcaktuara për kryetarin dhe kriteret e anëtarësimit.

Sipas draftit, Akademika e Shkencave mbetet një institucion buxhetor, do të financohet nga buxheti i shtetit veprimtaria e saj, shërbimet tekniko-shkencore, por e hapur edhe për pritjen e financimeve të jashtme nga donatorët.

Risi është që ky institucion do të propozojë vetë sesa duhet të jetë buxheti vjetor dhe propozimi duhet të kalojë diskutimet në komisionet parlamentare. Kujtojmë që buxheti vjetor në vitin e fundit ishte 110 mln lekë.

Kufiri i anëtarësimit të akademikëve në këtë institucion është në moshën 65 vjeç pasi ka kaluar më parë të gjitha shkallët e studimeve, punimeve shkencore dhe titujve akademikë, por nuk duhet të jenë drejtues të institucioneve kushtetuese dhe pjesë e partive politike.

Në moshën 75 vjeç, anëtarët duhet të lirohen nga disa prej veprimtarive dhe detyrimeve të këtij institucioni.

Kryetari i Akademisë së Shkencave do të këtë një mandat dy vjeçar, jo më një mandat 4 vjeçar më të drejtë rizgjedhje dhe rotacioni në postet të larta.

Pas konsultimit publik, drafti do dorëzohet në Kuvend për diskutim në komisionet parlamentare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/refoma-ne-akademine-e-shkencave-institucion-buxhetor-por-propozon-vete-buxhetin

Free Traffic Exchange