Ora News - PD: Korrupsioni në MAS mban peng dëftesat e 420 mijë nxënësve

2018-07-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike denoncoi sot mospajisjen me dëftesa të nxënësve. Deputeti, Luçiano Boçi, deklaroi nga selia blu se pranë Partisë Demokratike dhe Komisionit të Edukimit dhe Mediave, kanë ardhur ankesa nga prindër të cilët ngrenë shqetësimin se fëmijët e tyre nuk mund të pajisen dot me dëftesat e arsimit parauniversitar.

Të vetmet dëftesa që u printuan dhe u shpërndanë ishin ato të klasës së 9-të, tha ai, por edhe ato rezultuan me gabime, çka e bën dëftesën dokument të pavlefshëm për 35 mijë nxënës. Një pjesë prej tyre rrezikojnë të mos regjistrohen në shkollë të mesme brenda dhe jashtë vendit.

Partia Demokratike dënon heshtjen e Ministrisë së Arsimit.

Boçi: Papërgjegjshmëria, paaftësia dhe korrupsioni i Ministres Lindita Nikolla ka shënuar një rekord të ri ? rreth 420 mijë nxënës shqiptarë për herë të parë në historinë e shkollës shqipe janë pa dëftesat shkollore.Sipas informacioneve të ardhura në Partinë Demokratike tenderi i dëftesave është zvarritur për shkak të pazareve të prishura të Ministres së Arsimit.

Në lojë janë 70 milionë lekë për të cilat Lindita Nikolla nuk ka gjetur pazarin e duhur duke dënua rreth 420 mijë nxënës me mosmarrjen e dëftesës.Shume prindër qe kërkojnë të transferojnë nxenesit në shkollat jashtë ose brenda vendit mbeten peng të një procedure që duhet të kishte përfunduar të paktën dy muaj më parë.

Boçi tha se Ministrja, Lindita Nikolla, duhet të ndërpresë pushimet e fundjavës dhe të zgjidhë menjëherë problemin e qindra mijëra nxënësve, duke mos mbajtur peng të korrupsionit dëftesën e tyre.

"Kjo është një aferë për të cilën Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe prokuroria kanë çfarë të zbulojnë" përfundoi Boçi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-korrupsioni-ne-mas-mban-peng-deftesat-e-420-mije-nxenesve

Free Traffic Exchange