Ora News - Akuzat e Bashës për Teatrin, Veliaj: Fatkeqësi e opozitës që drejtohet nga kalamaj

2018-07-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kohën kur debati për teatrin e ri vijon të jetë i ndezur, Veliaj kërkon të bind skeptikët duke thënë se godina e re do të jetë me kapacitetet 8 herë më të madh se hapësira ekzistuese. Gjithashtu Veliaj i është përgjigjur akuzave të Bashës ndaj arkitektit të teatrit, Bjarke Ingels, duke thënë se projektet e tij janë të suksesshme.

Kryebashkiaku Veliaj kërkon të bindë skeptikët për godinën e teatrit të ri, se projekti parashikon një vepër siç e quan ai spektakolore, me hapësira disa herë më të mëdha se ndërtesa ekzistuese dhe kapacitete për vënien në skenë të shfaqeve të ndryshme.

Veliaj thotë se ky diskutim publik me zëra pro dhe kundër ndodh sa herë ka një projekt të rëndësishëm, duke e lidhur me kundërshtimet për parkun e lodrave tek Liqeni apo sheshi "Skëndërbej".

Veliaj: ?Arsyeja pse teatri po sulmohet kaq shumë është e thjeshtë: e dinë që po iu fut një pune qeveria e bashkia, do ta ?qajnë? atë punë, siç me këndin e lojërave te Liqeni, Parkun Olimpik, Bulevardin e Ri, Sheshin ?Skënderbej?, Pazarin e Ri etj. Në fakt, kjo është një përpjekje e dëshpëruar e ca kalamajve që drejtojnë sot opozitën, të cilët e dinë që teatri i ri do të jetë një vepër spektakolare, 8 herë më i madh në tokën e vet, e sigurisht, do të marrë çmime. Ata i druhen faktit që për 4 vite nuk bënë asgjë në Tiranë dhe e dinë që gjëja tjetër ku qeveria e bashkia do vërë dorë, do jetë një mrekulli. Kjo i shqetëson?.

Një përgjigje për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, ndaj kritikave të këtij të fundit për arkitektin danez, Bjarke Ingels, që është ka bërë projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Veliaj: ?Jam i ndërgjegjshëm që në Tiranë ka politikanë me rezidencë në Holandë, por ama sillen si ballkanas 500 vite të prapambetur. Kur një ?politikan holandez? i thotë një arkiteti danez s?të lë të futesh në Shqipëri, i ngjan një kalamani të llastuar të një lagje tipike tironse, që nuk lë askënd të vijë nga lagjja tjetër e të luajë tek lagjja e tij. Fatkeqësi e opozitës, që ka kalamaj për drejtues, ndërkohë fat për Tiranën që është zgjuar nga gjumi, që ka një qeveri e një bashki në krye të punëve për të ecur përpara. Siç po vazhdojmë me korsitë e biçikletave, do vijojmë me teatrin e ri, me korsitë e dedikuara të autobusëve, me ndërhyrjet në Ujësjellës?.

Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në Rrugën e Kavajës për shtimin e korsive të dedikuara për biçikletat.

Veliaj: ?Jam i lumtur me mënyrën si po shpërndahet me shpejtësi të jashtëzakonshme i gjithë rrjeti i biçikletave në Tiranë. Falenderoj shumë kolegët e ambasadës holandeze që kanë dizenjuar një rrjet inxhinierik, i cili do t?i japë qytetit korsitë minimale të paktën brenda Unazës dhe besoj se nëse numrat vazhdojnë e rriten, siç janë rritur këto kohë, ku është trefishuar numri i atyre që përdorin biçikletat qoftë mobike apo biçikletat e tyre private, them se Tirana është në rrugë të mbarë?.

Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se ndërtimi i korsive të reja ka sjellë trefishimi...

Free Traffic Exchange