Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se dy çështjet më të rëndësishme që po negociojnë Athina dhe Tirana përveç zonave detare, lidhen me ligjin e luftës dhe me kufijtë.
Tsipras nuk ka sqaruar më tej se çfarë nënkupton me përdorimin e termit kufij.
Kryeministri grek u është referuar negociatave me Shqipërinë, gjatë një konference për shtyp pas përfundimit të samitit të NATO-s.
Tsipras: ?Është bërë një punë shumë esenciale ndërmjet dy ministrave të jashtëm, në një sërë çështjesh që rëndojnë marrëdhëniet e të dy vendeve për dekada. Jemi shumë afër zgjidhjes që ka të bëjë me delimitimin e zonave ekskluzive ekonomike (ZEE), një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme palës greke ? nuk dua të hyj në detaje, por kryesisht hap rrugën për delimitimin gradual të ZEE të Greqisë, të paktën duke filluar nga perëndimi që të mundim të avancojmë edhe me vendet e tjera.
Kemi një zhvillim pozitiv sa u përket ushtarëve grekë që humbën dhe janë varrosur në tokën shqiptare dhe ditët e ardhshme do të bëhet një ceremoni përkujtimore për ta.
Dhe ne nga ana jonë kemi bërë hapa kundrejt palës shqiptare, sa i përket lejes së drejtimit të automjeteve, dhe në një sërë çështjesh të tjera, jo madhore, por të rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve.
Dy çështjet që kanë mbetur përveç ZEE janë ligji i luftës dhe kufijtë, për të cilat ndodhemi shumë afër zgjidhjes. Çështje që ndërsa kemi avancuar deri në një pikë shumë të rëndësishme, nuk mund të themi se i kemi finalizuar?.
Tsipras e cilësoi si ?shumë konstruktiv?, takimin që zhvilloi me kryeministrin Rama në kuadër të samitit të NATO-s.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/greqi-shqiperi-shume-prane-marreveshjes-zonat-ekskluzive-ekonomike