Report TV - Marrëveshja me Greqinë, Rama: Ata që akuzojnë për tradhti do të turpërohen

2018-07-13 1

BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një konference për shtyp me Komisionerin Hahn se Shqipëria është pranë marrëveshjes me Greqinë. Ai atakoi opozitën në të dyja anët e kufirit kur deklaroi se ka tradhtar, por në momentin e finalizimit të marrëveshjes ata që kanë lëshuar akuza për negociatat që po zhvillohen do të turpërohen.

Situata sikur e shohim ne të gjithë është se ka tradhtar në qeverinë greke dhe atë shqiptare. E vërteta është që të dy palët po gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të popujve të tyre. Gjendja e procesit është e tillë, kemi bërë mjaft progres. Ka cështje që mbulojnë 70 vite histori, nga ligji i luftës te kufiri detar, janë të vështira dhe ne po i përballojmë me frymën e hapjes, kemi bërë progres. Hije të së kaluarës kanë dalë sfond. Jam 100% i sigurt se kur të finalizohen rezultatet, kushdo që akuzon për tradhti nga të dy krahët do të turpërohet nga opinioni publik.

Edi Rama
Edhe Komisioneri Hahn u shpreh se zgjidhja e probleme kufitare përshpejton negociatat e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi në union nuk do të pranohet asnjë shtet që ka dosje të pazgjidhura.

BE nuk do të pranojë asnjë shtet që ka konflikte të pazgjidhura me vendet fqinje, kjo ka përshpejtuar negociata në disa vende, si në rastin e zgjidhjes së cështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë apo raste të tjera. Shqipëria është në negociata me Greqinë, nuk preferoj të bëj ndonjë koment tjetër, më vjen keq që ka pasur keqkuptime. Pas disa javësh jam i bindur që do të ketë rezultate

Johannes Hahn