Report TV - Rama me Tusk: Të angazhuar për të zgjidhur problemet e vjetra me fqinjët

2018-07-13 0

Pas takimitr me komisionerin Johannes Hahn, Rama zhvilloi një konferencë për shtyp edhe me Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, ku gjithashtu theksoi se vendimi i 28 qershorit për negociatat ishte i vështirë, por pozitiv, pasi Shqipëria ka nisur punën përgatitore.

Vendimi i Këshillit nuk kishte i lehtë, por ishte pozitiv. Tani Shqipëria ka një datë për të hapur negociatat dhe ka dritën e gjelbër për të filluar punën përgatitore, që është ajo që ndodh pas hapjes së negociatave, ka qenë një zgjidhje shumë e mirë. Gjatë këtyre 12 muajve të punojmë fort për të arritur rezultate të mira, që kur të futemi në negociata të kemi fituar kohë dhe të ecim më shpejt. Mirëpresim Hahn javën që jen në Tiranë për t?u ulur me të gjithë aktorët në këtë proces të madh analitik. Ne kemi bërë progres të mirë me Greqinë dhe shpresoj ta përfundojmë me sukses këtë dialog të vështirë, por të hapur. Më vjen keq për Poloninë që humbi në kampionatin botëror.

Free Traffic Exchange