Ora News - Marrëveshja me Greqinë, Rama: Ata që akuzojnë për tradhëti do turpërohen!

2018-07-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, ka dhënë garanci nga Brukseli se finalizimi i marrëveshjes me Greqinë do të jetë në interesin më të mirë të dy vendeve dhe popujve të tyre.

Kur ajo të bëhet publike, tha Rama, ata që akuzojnë për tradhëti nga të dyja palët do turpërohen.

Rama: Të dy vendet janë duke gjetur zgjidhje në interesin më të mirë të secilit vend dhe njerëzve të tyre.Kjo është një strategji mjaft e rëndësishme për ne. Kemi bërë progres në terma konkretë, ka tema që kanë kanë shoqëruar për 25 vite me rradhë në histori dhe kanë zgjatur në kohë. Jemi duke u përballur me shpirt të hapur dhe do ecim përpara. Kemi bërë shumë progres.

Ajo që ne duam është të transformojmë këtë dinamikë në një dinamikë ndryshimi dramatik në të ardhmen dhe për të kaluar nga një histori që ka qenë gjithmonë një pengesë njëherë në politikën e brendshme. Këto hije të kaluarës kanë dalë në sfond në historinë strategjike të Shqipërisë me Greqinë. Jam 100% i sigurt se kur rezultatet të finalizohen dhe bëhen të qarta për të gjithë kushdo që akuzon për tradhëti nga të dyja palët do të tupërohet nga opinioni publik.

Nga ana e tij, komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn, bëri të qartë se BE nuk pranon asnjë vend që ka çështje të pazgjidhura me fqinjët.

Hahn: Siç e kemi thënë qartë në strategjinë e përbashkët që kemi nxjerrë në shkurt të këtij viti, BE nuk do të pranojë asnjë shtet tjetër anëtar që ka ende konflikte të pazgjidhura me një prej vendeve fqinj, gjë që ka përshpejtuar negociatat në disa vende siç kemi parë.

Zgjidhja e çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë është një shembull. Përpara ka pasur një marrëveshje mes Maqedonisë me Bullgarinë një vit më parë për të pasur marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Kemi parë dhe miratimin e legjislacionit të nevojshëm në Kosovë për zgjidhjen e çështjes që kanë me Malin e Zi.

Në të njëjtën frymë Shqipëria është në negociata me Greqinë. Kjo është diçka që duhet bërë në nivel bilateral dhe ndodh në këtë nivel bilateral pa pasur për ndonjë lelhtësim nga ana jonë. Preferoj të mos bëj ndonjë koment tjetër.Më vjen keq që ka pasur keqkuptime sepse kjo ka pasur të bëjë me një sqarim për vijën kufitare, asgjë më shumë dhe asgjë më pak.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/marreveshja-me-greqine-rama-kur-te-behet-publike-ata-qe-akuzojne-tradheti-do-turperohen