Ora News - Hoxha: Si po organizohen atentatet dhe pengmarrjet në Elbasan dhe si po fshihen

2018-07-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në "Ora News" ka zbuluar fakte të forta të asaj që ndodh në qytetin e Elbasanit dhe përplasjes së grupeve kriminale atje. Hoxha thotë se ka pasur edhe pengmarrje dhe jo vetëm që nuk janë raportuar, por nuk është pranuar as denoncimi i qytetarëve në polici.

Hoxha: Çfarë po ndodh në Elbasan? Pati një tentativë për disa muaj që policia ta merrte në kontroll situatën pasi kishte dalë jashtë kontrolli. Sot ku jemi? Keni dëgjuar gjë muajt e fundit të ndodhë gjë në Elbasan? Policia nuk raporton më asnjë aksion apo operacion në atë qytet. Por, çfarë po ndodh? Unë kam hulumtuar me kujdes dhe me rezulton me dhjetëra raste eksploziv, djegie makinash, djegie banesash dhe për më tepër rrëmbim personash.

Kam dy raste që i kam ndjekur gjatë muajit maj, Usam Agashi është mbajtur disa orë peng nga një prej grupeve më të njohura kriminale më jetëgjata në Elbasan. I vëllai i tij ishte marrë peng dy muaj më përpara. Makina e të vëllait dhe banesa e të vëllait ishin djegur dy muaj më përpara. Familjarët kanë shkuar në policinë e Elbasanit për të bërë kallëzim dhe denoncim në lidhje me këtë ngjarje dhe janë kthyer mbrapsht. Kallëzimi nuk është marrë. E mbani mend ministrin e Brendshëm gjatë analizës në qytetin e Elbasanit ku tha se ne do t'i godasim. Çapajt dhe grupin tjetër. Sot në Elbasan kemi vetëm një krah.

Ministri ka deklaruar se do të goditet vetëm grupi Çapaj. Së pari duhen evidentuar kush janë, çfarë po bëjnë dhe si t'i luftojmë. Në janar, prokurori i komanduar atje, Ardian Nezha, i cili po bënte një punë shumë të mirë, brenda dy muajsh komandimi i tij u ndërpre sepse hapi të gjithë dosjet e vjetra në Elbasan, dërgoi 29 raste ekspertizash për gjurmët e gishtit për vendngjarje të njëpasnjëshme kur përfshihej edhe përplasja me klanin Çapaj, që nga masakra e famshme e shkurtit të 2016-s ku u godit pjesëtarë të klanit Çapaj, ajo ngjarje nuk u zbulua, nuk i dimë autorët e saj, që nga ai moment kanë ndodhur një sërë ngjarjesh. Sot jemi në fazën ku qytetarët atje janë me frikën se mund të ketë një atentat tjetër. Ka atentate shumë të sofistikuar. Banorët e qytetit nuk përfshihen në duelin e dy grupeve kriminale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hoxha-si-po-organizohen-atentatet-dhe-pengmarrjet-ne-elbasan-dhe-si-po-fshihen