Ora News - Basha: Kalendari i reformës në drejtësi në pikëpyetje

2018-07-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Uashington, ku të enjten mori pjesë në një konferencë të organizuar nga Instituti "Hudson", lidhur me marrëdhëniet transatlantike. Në një intervistë që i dha të mërkurën Zërit të Amerikës, zoti Basha ndalet në problemet e fundit me të cilat ndeshet Shqipëria, si ngërçi lidhur me shkollën e magjistraturës, ligji për teatrin kombëtar, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Zoti Basha po ashtu iu përgjigj edhe pyetjeve lidhur me kontratat që Partia Demokratike ka nënshkruar me firma lobuese amerikane.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, cili është synimi i qëndrimit tuaj në Uashington këto ditë?

Lulzim Basha: Falemnderit për ftesën! Jam këtu me një ftesë të Institutit Hudson, i cili së bashku me Institutin Republikan Ndërkombëtar IRI dhe me think tank-un e Partisë Popullore Europiane, Institutin Martens, kanë organizuar në Uashington konferencën e 9 transatlantike, që ka mbledhur bashkë politikanë, eurodeputetë, deputetë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kongesmenë, senatorë dhe njerëz të think tank-eve amerikane për të diskutuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve trans-atlantike dhe për të diskutuar për të ardhmen e këtyre marrëdhënieve, po kështu edhe të NATO-s.

Zëri i Amerikës: Muajin e kaluar ju keni nënshkruar një marrëveshje të re lobimi me një firmë amerikane për një shumë prej 40 mijë dollarësh, për një periudhë katër mujore, pra, 10 mijë dollarë në muaj. Për çfarë keni nevojë për të lobuar në Uashington, kur marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyera, siç pohojnë të dyja palët dhe të dy vendet janë partnere?

Lulzim Basha: Nuk ka diskutim, por problemet kryesore me të cilat përballet Shqipëria kanë nevojë për një ekspozim të plotë dhe të gjithanshëm, në veçanti sa u përket institucioneve, të cilat merren me këto probleme. Pikërisht këtu kemi kërkuar ndihmën e një kompanie, e cila është e specializuar në veçanti sa i përket krimit të organizuar, narkotikëve dhe terrorizmit. Pikërisht ky është edhe qëllimi i kësaj kontrate: hartimi i një strategjie kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikut të drogës, e cila do të bëjë pjesë në planin, programin dhe vizionin e partisë demokratike, së bashku me komponentin ekonomik, të cilin e kemi mbaruar tashmë me partnerët tanë gjermanë, me anë të cilave do t?u ofrojmë shqiptarëve vizionin tonë për të çmontuar kapjen e shtetit nga interesat kriminale, kapjen e shtetit nga interesat e rrjeteve kriminale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, dhe për t?u dhënë shqiptarëve një vend të sigurtë, me një ekonomi të sigurtë e të fortë, ku nuk dikton paraja e krimit dhe drogës, po ku dikton puna e ndershme dhe mundësia për të gjithë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-kalendari-i-reformes-ne-drejtesi-ne-pikepyetje