Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Viti 2017 ka shënuar një rritje të trafikut të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë. Grupet krminale shqiptare shfaqen gjithnjë e më të organizuara në trafikun e drogës brenda territorit italian dhe jashtë saj.
Drejtoria e Përgjiithshme e Antidrogës italiane ka bërë publik raportin vjetor të luftës kundër trafikut të drogës me të dhënat relative përgjatë vitit 2017.
Sipas këtij raporti, trafiku i marijuanës ka pasur një rritje të konsiderueshme përgjatë gjithë vitit 2017, siç e dëshmojnë dhe operacionet e antidrogës që kanë shënuar një rritje me 117.76% të sekuestrimit të saj në krahasim me një vit më parë.
Vitit 2017 ka shënuar një rritje të trafikut të marijuanës kryesisht përmes dy brigjeve të Adriatikut siç e dëshmojnë sekuestrimet e sasive të mëdha të marijuanës në zonat bregdetare lindore të territorit italian.
Sipas Raportit të Antidrogës italiane përgjatë vitit 2017 janë sekuestruar mbi 90 tonë marijuanë, saktësisht 90.087.18 kg marijuanë, kundrejt mbi 41 tonë apo 41.374,29 kg të sekuestruara më 2016, me një rritje mbi 117% në krahasim me një vit më parë.
Mbi 25 ton nga kjo sasi marijuane është sekuestruar në kontrollet kufitare që gjithashtu kanë regjistruar një rritje me 110,34%.
" Shqipëria konfirmohet vendi kryesor i trafikut përmes detit të marijuanës në Itali sic e dëshmojnën mbi 15 tonë apo saktësisht 15.805,42 kg mariajuën e sekuestruar në Adriatik gjatë vitit 2017,"-shkruan raporti.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raportishqiptaret-grupet-me-te-konsoliduara-kriminale-ne-itali