Anëtari Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari ishte Gjyqtari i fundit i Kushtetueses që kishte mbetur pa kaluar në Vetting. Ditën e sotme u zhvillua seanca dëgjimore, ku vetë gjyqtari ka munguar dhe ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.
Sipas raportit të ILDKPI-së, gjyqtari e ka pasurinë e justifikuar, s?ka bërë deklarim të rremë dhe s?ka fshehur pasuri, ndërsa KPK ka nisur hetim të thelluar.
Dizdari ka deklaruar apartament banimi me sipërfaqje 95.7m2, duke deklaruar si burim privatizimin e një banese shtetërore, blerë në 1994 për të cilin sipas KPK nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare. Më tej gjykatësi deklaron një apartament banimi në Gjirin e Lalzit me sipërfaqje 86 m2 e blerë në 2013 me vlerën 3 milionë e 300 mijë lekëve dhe një tokë are në Mjull/ Bathore e blerë në 2009.
Deklarimi i kësaj pasurie përputhet dhe me përgjigjet e ardhura nga institucionet shtetërore. Avokati deklaron edhe një apartament të blerë në 1998 nga ish-bashkeshortja, për të cilin s?ka patur burime. Dizdari gjithashtu figuron se ka 4 llogari bankare.
Ndër të tjera, gjyqtari nuk ka deklaruar as në ILKDPI dhe as në Vetting, dhurimin e mbi 10 mijë eurove për t?u kuruar në Gjermani. Ndërkohë, vajza e gjyqtarit Anisa Dizdari deklaron se ka blerë apartamentin me hua nga 4 shtetas përfshi babain e saj gjyqtar, në deklratatën e së cilës çdo herë deklarohet një çmim dhe sipërfaqe e ndryshme. Në 2009 KPK thotë 94 mijë euro dhe në 2017 thotë 73 mijë euro. 20 mijë eurot e marra nga kompania e ndërtimit vajza e avokatit nuk i ka deklaruar as në ILDKPI dhe as në Vetting edhe pse e ka detyrim ligjor.
Sipas një hetimi të KPK-së huadhënësit s?kanë pasur burime te ligjshme për t?ia dhënë vajzës së gjyqtarit por huaja rezulton ende e pashërblyer. Huaja që Anisa ka marrë prej 36 mijë euro nga shtetasi Sh.D, rezulton se s?ka patur burime të ligjshme. Huaja e marrë prej 20 mijë euro nga shtetasi M.L. nga tatimet rezulton se as ky shtetas s?ka patur të ardhura.