Aeroporti i Kukesit do te operoje si “low cost”

2018-07-13 7

Aeroporti i Kukësit do t?i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë përpara se të vihet në operim. Televizioni Klan ka arritur të sigurojë ofertën e bërë nga bashkimi i kompanive ?Kastrati sh.a & T.M.D Systems LTD?, të cilat zotohen për një investim me vlerë 6.8 milion euro.

Të gjithë shtesat dhe parametrat e aeroportit të ri do të realizohen për ta përshtatur atë me standardet ?low cost?, çka pritet që të ulë ndjeshëm koston e transportit ajror në Shqipëri, ku çmimet e biletave janë ndër më të lartat në rajon. Avionët që do të operojnë do të kenë kapacitet 180-189 vende, si Airbus 319, 320 ose Boeing737 / 700-900.

Konçesioni do të zgjatë për 35 vjet dhe do të përfshijë zgjerimin e pistës, ndërtimin e pikës së furnizimit me karburant të avionëve, e cila sot nuk ekziston, modernizimin e sistemit të ndriçimit por dhe zgjerimin nga 600 në 3200 metra katrorë të terminaleve të aeroportit. Konçesionari ka marrë përsipër që të zgjerojë edhe pistën e parkimit të avionëve si dhe ndërtimin e zgjerimin e dy parkingjeve të automjeteve. Bashkë me investimin e bërë deri tani nga Emiratet e Bashkuara vlera e investuar në këtë vepër do të arrijë në 24 milion euro.

Një ditë më parë qeveria shpërbleu me 8% të pikëve Bonus ofertën e pakërkuar të bërë nga kompania Kastrati dhe T.M.D Systems, në ditët në vijim pritet të hapet tenderi ku në garë do të marrin pjesë edhe operatorë të tjerë. Nëse procedurat bëhen brenda afatit ligjor, aeroporti i Kukësit do të jetë gati për operim në fillim të vitit 2020, njëkohësisht me të do të ndërtohet edhe aeroporti i Vlorës, ndërsa është në studim edhe një ofertë për ndërtimin e një tjetri në Sarandë.