Report TV - Taulant Balla: Financimi rus i Lulzim Bashës nën hetim amerikan

2018-07-13 1

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar kryetrit të PD-së, Lulzim Basha të mos fshihet, por të dalë të sqarojë publikun për financimin rus në SHBA. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, facebook Balla thekson se kjo çështje po hetohet zyrtarisht në SHBA nga Departamenti i Drejtësisë. Edhe në Shqipëri prokurorët janë duke hetuar këtë lobim të PD. Sipas Ballës, Lulzim Basha asnjëherë deri më sot nuk ka dëshmuar ende se kush janë njerëzit mbrapa kompanisë Biniatta Trade LP e regjistruar në vendet offshore.

Lobimi Partisë Demokratike një vit më parë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë Muzin Capitol Partners, po hetohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përgjegjës për kompanitë e lobimit. Report TV mësoi dje se ky departament ka kërkuar nga Nick Muzin, kreu kompanisë lobuese Muzin Capitol Partners të japë shpjegime përse e deklaroi me vonesë kontratën e lidhur me PD më 22 Mars 2017 po u dorëzua më 14 Nëntor 2017 pra 8 muaj me vonesë.

Lulzim Basha të mos fshihet! Të sqarojë publikun për financimin rus, tashmë zyrtarisht nën hetim amerikan

Prej disa muajsh tashmë janë bërë publike nga mediat më prestigjioze amerikane transfertat e paligjshme, që pa asnjë deklarim, Partia Demokratike ka bërë për llogari të lobistëve të saj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Deklaratat e regjistruara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dëshmuan se fotoja me Presidentin Trump dhe mbështetja e një numri kongresmenësh, në prag të zgjedhjeve, i ka kushtuar Partisë Demokratike me qindra mijëra dollarë, prejardhja e të cilave nuk është bërë asnjëherë e ditur nga Lulzim Basha.

Free Traffic Exchange