Ora News - Raporti i Antidrogës Italiane, opozita: Demaskoi Ramën dhe banditizmin e tij

2018-07-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI kanë reaguar lidhur me raportin e Drejtorisë së Antidrogës Italiane për 2017 që sipas tyre demaskon përfundimisht qeverinë shqiptare dhe ndërkombëtarët që heshtën për drogën.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga selia e kësaj partie tha se raporti është dëshmi e qartë e rrënimit ku e ka çuar vendin Edi Rama dhe banditizmi i tij.

Kryemadhi: Askush më parë nuk ka qenë kaq thellë i përfshirë në trafiqe dhe llumin e bandave.Askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant dhe tallës ndaj probleme dhe halleve të shqiptarëve. Askush me pare nuk i ka shpallur lufte biznesit, intelektualeve, teatrit duke qene thjesht armik i popullit te vet.

LSI, tha Kryemadhi, ka në plan që për 3 muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës.

Kryemadhi: Të çmontojë këtë qeveri dhe të shembi këtë sistem dhe për 3 muaj Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe zhvillimit ekonomik.

Pas Kryemadhit, deputeti i PD-së Gent Strazimir deklaroi nga selia blu tha se raporti i antidrogës italiane për vitin 2017 provoi zyrtarisht se Edi Rama ka mashtruar shqiptarët, Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur shpalli vitin e kaluar se qeveria e tij e ka hequr Shqipërinë nga harta e kultivimit të kanabisit.

Konkluzioni i antidrogës italiane se ?Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës me destinacion tregjet italiane dhe evropiane?, si dhe konkluzioni se ?trendi i dyfishinit të konfiskimeve vjen nga droga e kutivuar në Shqipëri?, sipas Strazimirit tregon se mbështetja politike për organizatat kriminale të kultivitimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është rritur para dhe pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar.

Strazimiri: Kultivimi dhe trafikimi i drogës, si dhe pastrimi i parave të pista nga organizatat kriminale me mbështetje qeveritare janë dy nga arsyet kryesore pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat!

Dhe as kanë për të na u hapur në 2019-ën, sepse Edi Rama është përfituesi kryesor i parave nga kultiivimi dhe trafikimi i drogës, është forca e krimit, që bën prej 5 vjetësh ligjin në Shqipëri!

Mediat kryesore europiane tani po e shprehin hapur se ?paratë e drogës janë bërë para të politikës në Shqipëri?.

Shqiptarët, por dhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë më asnjë dyshim se kjo qeveri e ka lidhur fatin e saj me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar interesat e vendit. Tani është koha ta largojmë, për t?i hapur Shqipërisë rrugën europiane.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/raporti-i-antidroges-italiane-opozita-demaskoi-ramen-dhe-banditizmin-e-tij