Pushoi hetimet për korrupsion për gjyqtarin Thanza, por Vettingu konfirmon në detyrë prokurorin

2018-07-12 0

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Kosta Beluri, pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme. Në seancën e kaluar të Vettingut, trupa deklaroi se prokurori kishte pushuar një cështje për korrupsion ndaj gjyqtarit Admir Thanza. KPK deklaroi se procedimi penal ishte i paargumentuar, ndërsa do të jetë drejtoria e inspektimit që do të vlerësojë nëse ka pasur shkelje. ?Procedimi penal ndaj Admir Thanzës të shkojë për inspektim pranë institucionit kompetent nëse ka apo jo shkelje?. Kosta Beluri është kandidat për Keshillin e Larte te Prokurorise.

Çfarë ndodhi në seancën e kaluar në Komision
Sipas hetimit të KPK-s, çështja që kishte pushuar Beluri nisi me hetimin dhe vendosjen nën masë sigurie për veprat penale të ?shpërdorimit të detyrës? dhe ?kallëzimit të rremë? të drejtorit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shkodër. Bashkëshortja e këtij të fundit, noterja me inicialet L.H. shfrytëzoi lidhjet e saj me njerëz të sistemit të drejtësisë për të shmangur arrestimin e të shoqit.

Duke iu referuar materialeve të dosjes, relatorja Bekteshi në seancën e kaluar shpjegoi se noterja L.H ishte mbajtur nën vëzhgim dhe filmuar nga Forca Operacionale e Policisë së Shtetit, teksa takohej me shtetasin G.B dhe gjyqtarin Admir Thanza. Në të dyja rastet, noterja është parë të shkëmbejë para. Prokuroria ka përgjuar gjithashtu një bisedë të dyshimtë telefonike pas takimit të noteres me gjyqtarin Thanza.

Biseda e kryer mes një personi të vetëquajtur Maurizio dhe një numri telefonik me 11 në fund, që u la të kuptohej se i përkiste ish-drejtorit nën akuzë të Hipotekës, rrotullohej rreth shprehjes: Pallati bënte 50 mijë euro!

Free Traffic Exchange