Loto e kokaine, pranga pronarit

2018-07-12 1

Një tjetër operacion i policisë, këtë herë në qytetin e Kavajës, ka çuar në arrestimin e pronarit të një pike lotoje, i cili shpërndante kokainë nga ky ambient.

Ai është 31-vjeçari Erti Kadiu dhe akuzohet për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike dhe organizim i lotarive të palejuara.

"Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të lotos ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e lotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje", thuhet në një njoftim të policisë.

Autoritetet i sekuestruan Kadiut 4 kompjuterë lojërash fati, 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë, 45 fishekë model 56, 15 fishekë model ?Parabelium?, 9 fishekë model 54, një sasi në lekë dhe dollarë, peshore elektronike, 6 aparate celularë, mjeti tip ?Ford?.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 31-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara./tvklan.al